Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar ngërçin politik në Kosovë.

Rohde në një intervistë për RTK-në i ka quajtur “depresive” 33 tentimet e deputetëve për formimin e Kuvendit të Kosovës. Madje, ka thënë se është depresive edhe për vetë kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun.

Unë e kam deklaruar publikisht disa herë se cili është qëndrimi ynë. Ne shpresojmë që do të bëhet një zgjidhje e shpejt të formimit të institucioneve. Që të jem i sinqertë, mua më duket me të vërtetë depresive, për kandidaten, për reputacionin e Kuvendit por edhe për mua si vëzhgues diplomatik. Është me të vërtetë zhgënjyese që të mos kesh institucional funksion që shtyn vendin përpara.

Pra, kjo ndikon në zhvillimin ekonomik, dje e pashë një kolumnë nga drejtori menaxhues i Odës Ekonomike Gjermano-kosovare, nëse kjo nuk zgjidhet do të ndikojë ekonomikisht edhe prosperitetin ekonomik. Kosova disi e nxjerrë veten disi nga loja. Kosova thjesht s’e ka luksin për një ngecje të tillë”, deklaroi Rohde.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë