Xheneta Fetahu, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, po vazhdon të tërheqë vëmendje në rrjetet sociale me postimet e saj të fundit.
Së fundmi, ajo ka ndarë disa fotografi ku shihet duke shijuar një kafe në një ambient elegant, por ajo që ka ngjallur më shumë interes është përshkrimi i këtyre imazheve.
“Dashuri e humbur… një kapitull që duhej thënë!”, ka shkruar Xheneta, duke nxitur menjëherë reagime dhe aludime nga ndjekësit se ky mund të jetë një mesazh i koduar – ndoshta për ish-partnerin Gjestin, apo për dikë tjetër.