Deputetët e betuar do të mblidhen sot në tentimin e 34-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Procesi ka ngelur tek zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Parlamentit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ketë propozimin e Albulena Haxhiut, propozim i cili nuk po arrin të marrë votat e nevojshme për të kaluar.
Janë bërë katër muaj prej se Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare, në të cilat Vetëvendosje doli partia e parë, e pasuar nga PDK, LDK dhe AAK-NISMA.