LAJMET

U rizgjodh kryetar i PDK-së, Krasniqi: Nder dhe përgjegjësi e lartë

Pas rizgjedhjes si kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur konferencë për media.

Ai tha se me këtë rizgjedhje, ai këtë besim e merr me nder e me përgjegjësi të lartë.

Ndër të tjera, Krasniqi tha se PDK sot është më bashkuar se kurrë më parë.

“Më besuan sërish drejtimin e partisë, dhe këtë besim e marr me nder dhe përgjegjësi të lartë. Katër vjet më parë mora një detyrë të madhe, sot me këtë rizgjedhje e kthejmë atë detyrë në mision të përbashkët për të ardhmen. Këto katër vite kanë qenë sfiduese, por kemi punuar e kemi vazhduar me qëndrueshmëri, me dinjitet dhe përkushtim. PDK sot është më e bashkuar, më e qartë dhe më e gatshme për sfidat e reja”, u shpreh Krasniqi.

https://www.facebook.com/share/p/1R4PCboY2W/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *