LAJMET

Djegia e shtëpisë, familja dhjetë anëtarëshe mbetet pa kulm mbi kokë

Për shkak të një defekti elektrik, shtëpia e familjes Hoxha nga fshati Bibaj i Ferizajt u bë shkrumb e hi.

Në këtë zjarr, i lënduar mbeti njëri prej 10 anëtareve të familjes kur mes flakëve u fut brenda për të nxjerrë familjarët e tjerë.

Aty shkuan për të intervenuar edhe zjarrfikësit.  Pavarësisht kësaj, kryefamiljari Imer Hoxha shpresat e vetme i ka tek njerëzit që do ta ndihmojnë.

Shtëpia e kësaj familjeje ishte ndërtuar në vitin 2018 nga ndihmat humanitare që u grumbulluan nga diaspora dhe nga humanistët e tjerë nga Kosova. /Klankosova.tv

https://youtu.be/56sDdvSpbJc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *