LAJMET

Serbët fillojnë të mblidhen për Vidovdan, Policia me siguri të madhe

Serbët kanë nisur të mblidhen në Gazimestan, në periferi të Prishtinës. për të festuar Vidovdanin.

Ndërsa në vendin ku do të zhvillohet kjo ngjarje, gjendet Policia e Kosovës e cilapo kontrollon serbët që kanë nisur të mblidhen.

Serbët po kontrollohen një nga një.

Serbët fillimisht janë mbledhur në Manastirin e Graçanicës, e më pas do të vazhdojnë në manifestimin në Gazemistan, afër Obiliqit, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *