LAJMET

Kërcënimi me bombë dyshohet se erdhi nga Serbia

Nga ora 20:00 sonte deputetët e legjislaturës së nëntë u mblodhën për herë të 42-të në tentim të konstituimit të Kuvendit, pasi seanca e orës 11:00 u shty pas një alarmi për bombë.

Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se kërcënimi me bombë që erdhi mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, erdhi nga Serbia.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, deklaroi se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës rezultoi të jetë i rrejshëm teksa shtoi se kërcënimi ishte në anglisht kurse theksi i personit që kërcënoi ishte nga shtete jo-miqësore të Kosovës. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *