LAJMET

Cakolli: Kryesuesi Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare, jokushtetuese

Eugen Cakolli nga KDI, ka kritikuar kryesuesin e Seancës Avni Dehari, për një tjetër mbyllje të seancës në mënyre arbitrate dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai shtoi se qoftë edhe me një pjesëmarrje minimale të deputetëve të LVV-së, partitë e tjera sot patën mundësine që me pjesëmarrje të plotë dhe vota “kundër”, ta rrëzonin zyrtarisht mocionin lidhur me votimin e fshehtë.

Një nga arsyet që partitë e tjera nuk marrin pjesë në votim, sipas Cakollit, është se pjesëmarrja e tyre do t’u sigurojë LVV-së kuorumin minimal për votim, duke marrë parasysh se kjo parti zakonisht ka më shumë vota “për” se partitë e tjera.

Postimi i plotë:

Sonte, edhe një dështim tjetër i seancës konstituive. Kryesuesi Dehari, sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare, siç ka bërë 33 herë deri tani.

Pas mbylljes, partitë e tjera “vazhduan” me fjalime politike, duke simuluar një seancë që nuk ka asnjë vlerë procedurale dhe bie ndesh me Rregulloren.

Me një pjesëmarrje minimale të deputetëve të LVV-së, sot ekzistonte mundësia që partitë e tjera, me pjesëmarrje të plotë dhe vota “kundër”, ta rrëzonin zyrtarisht mocionin lidhur me votimin e fshehtë.

E për qartësi, për propozimin e kryesuesit Dehari – ndonëse jokushtetues – parashihet votim me shumicë të thjeshtë. Pra, mjafton të marrin pjesë të paktën 61 deputetë, dhe “për” të votojnë shumica e tyre.Kjo është një ndër arsyet pse partitë e tjera nuk marrin pjesë fare në votim, sepse pjesëmarrja e tyre i siguron LVV-së kuorumin minimal për votim, duke qenë se LVV zakonisht ka më shumë vota “për” sesa forcat tjera politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *