LAJMET

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngre alarmin për gjendjen kritike të kompanive gurthyese dhe betonjerkave

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet sektori minerar në vend, veçanërisht kompanitë gurthyese dhe ato që operojnë në prodhimin e betonit. Pengesat institucionale të shumta po rrezikojnë seriozisht funksionimin dhe ekzistencën e këtyre ndërmarrjeve, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë vendore.

Arsyet kryesore të krizës përfshijnë:
• Mosfunksionimi i bordeve dhe departamenteve përkatëse, që pamundëson lëshimin e lejeve dhe dokumenteve të domosdoshme për operim të ligjshëm.
• Mungesa e mundësisë për pagesë me këste të rentës minerare, ndryshe nga praktikat lehtësuese në sektorë të tjerë.
• Mungesa e platformave të përgjithshme elektronike për raportim, që ndikon negativisht në transparencën dhe efikasitetin operacional.
• Qindra lëndë të bllokuara në Bordin e Minierave, të patrajtuara për muaj të tërë.
• Zvarritja në miratimin e Udhëzimit Administrativ për qiradhënien e tokave pyjore, e cila pengon shfrytëzimin ligjor të pronave publike.
• Vonesa të pajustifikuara nga institucionet komunale dhe ato qendrore, si në dhënien e pëlqimeve ashtu edhe në vazhdimin e projekteve ekzistuese.

⚠️ Situata është kritike
Kompanitë kanë investuar miliona euro në pajisje të rënda, janë të ekspozuara ndaj kredive bankare, dhe shumë prej tyre ndodhen në prag të falimentimit. Çdo vonesë e mëtejshme e thellon krizën, duke rrezikuar:
• Vendet e punës,
• Të hyrat buxhetore të shtetit,
• Stabilitetin e sektorit ndërtimor dhe infrastrukturor në vend.

Nevojitet ndërhyrje urgjente institucionale
për miratim të Udhëzimit Administrativ për Qiranë e Tokave Pyjore që po bllokon mundësinë e rinovimit të licencave për shumë kompani dhe si rezultat po i sjellin drejtë falimentimit.

Pasojat tashmë janë të dukshme:
• Aktivitetet e prodhimit po pezullohen.
• Qindra punëtorë po mbesin pa punë.
• Buxheti i shtetit po humb miliona euro në të hyra tatimore dhe doganore.
• Investitorët po humbin besimin në funksionimin e shtetit ligjor.
• Importet nga jashtë po rriten me shpejtësi, duke zëvendësuar prodhimin vendor.
Të dhënat nga Dogana e Kosovës flasin vetë:
Në vetëm 6 muajt e parë të vitit 2025, importi i zhavorrit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut ka arritur mbi 70 % rritje , krahasuar me vitit 2024 – një rritje alarmante që tregon mungesën e mbrojtjes ndaj prodhuesve vendorë.

Apel urgjent
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngre alarmin publikisht dhe i bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të veprojnë pa vonesë, për të ndalur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës dhe për të mbrojtur kapacitetet vendore të sektorit minerar – një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/1CGatY2RZ4/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *