LAJMET

Rihapet pika kufitare në Han të Elezit pas mbylljes për shkak të zjarreve

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim pika kufitare në Han të Elezit, e cila ishte mbyllur përkohësisht si pasojë e zjarreve në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut.

“Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kjo pikë ishte mbyllur më 7 korrik nga autoritetet maqedonase për arsye sigurie, pasi në zonën afër tunelit në Stankovec ishin përhapur flakë të mëdha që rrezikonin sigurinë e qarkullimit rrugor.

Autoritetet apelojnë për kujdes dhe respektim të udhëzimeve të policisë kufitare, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta, që rrisin rrezikun nga zjarret.

https://www.facebook.com/share/p/1AmZg3Cc1F/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *