T7 publikon pamjet të reja nga rasti i vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan
Televizion T7 ka publikuar disa pamje të reja të rastit të vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu pas arrestimit nga Policia e Kosovës në Lipjan.
Në këto pamje shihet momenti kur zyrtarët policiorë arrestojnë tashmë të ndjerin.
Sipas videos, një nga zyrtarët fillimisht ia vendos gjurin në qafë viktimës e pastaj me dorën e tij e mban kokën e viktimës.
Këto janë pamjet që ka publikuar T7: