LAJMET

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë.

Ministri i Shtetit Taulant Balla ka reaguar pas diskutimeve në Parlamentin Europian mbi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nesër me shumicë votash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla ka theksuar mbështetjen e fuqishme që Shqipëria ka marrë nga grupet kryesore politike në Parlamentin Europian si edhe nga Komisioni Europian për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Ai nënvizon se raporti i këtij viti e pozicionon Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i takon progresit në këtë proces.

“Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE. Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces,” shkruan Balla.

Sa i përket reformës zgjedhore, ai ka sqaruar se Kuvendi i ri, i cili nis punën më 10 shtator, do të jetë institucioni që do të adresojë këto çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *