Shenoll Muharremi: Importi i mishit në Kosovë është dyfishuar, arrin vlerën e 127 milionë eurove në 2024
Sipas analizës së ekonomistit Shenoll Muharremi, importi i mishit në Kosovë është rritur me 105.8% gjatë periudhës 2017–2024, nga rreth 62 milionë euro në vitin 2017 në mbi 127 milionë euro në vitin 2024, raporton GazetaBlic.
Ai thekson se rritja e importit nuk lidhet domosdoshmërisht me rritje të konsumit, për shkak të rënies së numrit të banorëve si pasojë e migrimit, por më shumë me rritjen e çmimeve. Të dhënat zyrtare nga ASK përfshijnë vetëm vlerën, jo sasinë e importuar.
Muharremi sugjeron se kjo tendencë mund të shërbejë si tregues për potencialin e investimeve në prodhimin vendor për të zëvendësuar importin.