LAJMET

Abdixhiku ironizon në mbledhjen e partisë: Na s’i kemi për gazetarë nga 100 mijë euro me ju dhënë për intervistë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia sot është në atmosferë festive, pasi po hyn në fazën përgatitore për zgjedhje.

“LDK sot ka festë. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje”, tha Abdixhiku, duke shtuar me humor se për gazetarët do të ketë “kafe, ujë e llokume”.

“Na nuk i kemi për gazetarë nga 100 mijë euro me ju dhënë për intervistë”, tha ai. /eo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *