Burri në Obiliq ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj fëmijëve të tij, po kërkohet nga policia
Një burrë dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj fëmijëve të tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Obiliq, derisa i dyshuari është arratisur dhe është në kërkim.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijëve të tij. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është iniciuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.