LAJMET

Zemaj: Sot do duhej të kishte arrestime për keqpërdorim të buxhetit gjatë qeverisjes Kurti

Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar para seancës së 45-të konstituive.

Ai para medieve tha se sot është dashur të ketë aktakuza të ngritura, madje edhe arrestime, sipas tij, për keqpërdorimin e ndodhur në buxhetin e Kosovës gjatë qeverisjes Kurti.

“Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti. Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *