LAJMET

Kërkohen reforma urgjente arsimore në rajon për ta adresuar boshllëkun në aftësitë për energji të gjelbër

Pavarësisht zgjerimit të shpejtë të mundësive të biznesit dhe punësimit në sektorin e energjisë së ripërtëritshme kudo në Ballkan, vetëm një pjesë e vogël e fuqisë punëtore zotëron aftësi tënevojshme për t’u përgjigjur nevojave të kësaj fushe.

Edukimi në lëminë e energjisë së ripërtëritshme u theksua në konferencën rajonale mbi tranzicionin e energjisë dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor – “Plani i Veprimit në Mbështetje të Arsimit në Sektorin e Energjisë së Rinovueshme”, qëu mbajt më 3-4 korrik në Shkup.

Takimi i ERI SEE dhe GIZ në kuadër të projektit RESET, pjesë e projektit “Agjenda e Gjelbër: Dekarbonizimi i Sektorit të Energjisë” i Ministrisë Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik, mblodhi ekspertë, përfaqësues të qeverive, dhomave të tregtisë dhe sektorit të biznesit nga gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor.

Ekspertë të sistemit arsimor dhe sektorit të energjisë si Aleksandru Muresan, ligjërues në Universitetin Teknik të Cluj-Napoca-s në Rumani dhe drejtor ekzekutiv i OJQ “Renergia”, theksojnëedukimin si “armën sekrete” të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

“Çdo euro e ndarë për tranzicionin e gjelbër duhet të shoqërohet me një investim të përpjesëtuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe arsim në të gjitha nivelet shoqërore,” thotë Muresan.

Ai thekson se tranzicioni i gjelbër kërkon jo vetëm rritjen e fuqisë së përgatitur punëtore, por edhe një pranim më të gjerë shoqëror të teknologjive të qëndrueshme për shfrytëzim efikas të burimeve.

“Arsimi mbetet kundërmasa më efektive dhe e qëndrueshme karshi sfidës së fuqisë punëtore, sidomos në kontekstin e një fushe të ndërlikuar si sektori i energjisë”, thotë ai.

Tina Saric, drejtoreshë e Sekretariatit të Iniciativës për Reformën në Arsim e Evropës Juglindore (ERI SEE), një organizatë rajonale që lehtëson bashkëpunimin rajonal në fushën e arsimit,thekson se sistemet arsimore duhet të përshtaten urgjentisht kërkesave tëtranzicionit energjetik.

“Nevojitet një edukim që shmang financimin nga industritë e lëndëve djegëse fosile”, thotë Saric.

Përderisa tranzicioni drejt energjisë së ripërtëritshme vazhdon të jetënjë ngarkesë për sektorin e arsimidhe biznesit, Saric thotë se për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërkesave, veprimet në fushën e edukimit duhet të jenë të shpejta.

“Në të njëjtën kohë ato duhet të orientohen drejt së ardhmes, duke planifikuar 15 apo 20 vjet më herët, në mënyrë që të përmbushin nevojat e vendeve në zhvillim”, thotë ajo.

Në qendër të kësaj përpjekjeje janë mësuesit, të cilët duhet të jenë të pajisur jo vetëm me njohuri të përditësuara në fushën e energjisë së gjelbër, por edhe me një kuptim të sfidave më të gjera të qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore.

Saricnënvizon se plani i veprimit rajonal që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor që e kanë mandatuar këtë iniciativë (ERI SEE) përmbledh disa nga nevojat e sektorit të arsimit dhe identifikon hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen.

Përderisa qeveritë në gjithë rajonin po synojnë të kalojnë në një sistem energjie më të qëndrueshëm, duke zhvilluar politika e rregullore që mbështesin rritjen e energjisë së ripërtritshme, ekspertët kërkojnë të rritet edukimi në këtë lëmi për të minimizuar njëkohësisht ndikimet negative në mjedis.

Viktor Dimitrievski, përfaqësues i kopanisë, EVN Macedonia,që ofron shërbime energjetike pjesë e Grupit EVN AG, një rrjet evropian për shërbime në fushën e energjisë dhe mjedisit, thotë se ekziston nevoja për një operator të sistemit të shpërndarjes sëburimeve të energjisë së ripërtëritshme në rajon.

“Ka një kërkesë të dyfishuar në vitet e fundit,” thotë ai.

Dimitrievski thekson domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit të rekrutimit të burimeve njerëzore. “Nevojiten gjithashtu programe edhe për që duan të kyçen në fushën e energjisë së ripërtëritshme”, thotë ai.

Në fund të vitit 2022, Komisioni Evropian njoftoi një Paketë Mbështetjeje për Energjinë prej 1 miliard eurosh për të zbutur efektet e menjëhershme të krizës energjetike dhe për të përshpejtuar tranzicionin energjetik në rajon.

Qeveria gjermane vazhdon të mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të tranzicionit energjetik në rajon.

Ilgin Warneke, këshilltare nëGIZ, duke folur për rëndësinë e një partneriteti rajonal për klimën mes Ballkanit Perëndimor dhe Gjermanisë, thekson se ekonomitë e gjashtë vendeve tëBallkanit po mbështetenpër ta zbatuar Marrëveshjen dhe Agjendën e Gjelbër Evropiane.

“Gjermania ka planifikuar që deri në vitin 2030 të japë rreth 1 miliard euro në grante dhe kredi zhvillimi përmes Bankës Zhvillimore Gjermane”, thotë ajo”.

Kësaj pakete i bashkohen edhe 500 milionëeuro shtesë në kredi promovuese për sektorin e energjisë së Ballkanit Perëndimor”.

Warneke shton se ky dimension i mbështetjes përfshin projektet e energjisë diellore dhe transportit të qëndrueshëm, reformat sektoriale dhe zgjerimin e instrumenteve të bashkëpunimit për klimën.

“Për të rritur besimin e investitorëve,ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor obligohen të bëjnëreforma në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e BE-së, për të ofruar një mjedis të favorshëm për objektivat e energjisë dhe klimës”, thotë ajo.

Duke shpjeguar Planit Rajonal të Veprimit për Mbështetjen e Edukimit në Sektorin e Energjisë së Ripërtritshme, Aleksandar Macura, njëekspert nga Serbia,thekson se sektori i energjisë së ripërtëristshme të ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe sistemi i edukimi duhet të ecin krahas nevojave të tregut.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm rajonal, duke adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në tranzicionin drejt energjisë së ripërtritshme, mbetet thelbësor”, thotë Macura.

Gjysma e paketës mbështetëse për energjinë apo rreth 500 milionë euro, ofrohet nga Komisioni Evropian përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimorpër shtim të energjisë së gjelbër dhe ndërlidhjet e gazit dhe thëngjillit me energjisë elektrike, si ndihmë të sektorit privat.

Kjo shumë pritet të sjellëderi në 1.4 miliard euro investime në rajon në mbështetje të tranzicionit energjetik.

“Në këtë rrugëtim, të ndara në sisteme të ndryshme, të gjitha ekonomitë ndajnë këtë mjedis me të drejta dhe përgjegjësi të njëjta”, thotë Saric.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *