KEK: Pas 30 korrikut të gjithë konsumatorët, mbesin pa rrymë, nëse s’kanë kontratë me furnizues të licencuar
Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike.
Kjo pasi sipas KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit, nuk do të ketë kompetenca për furnizim jashtë afatit prej 60 ditësh që ua ka dhënë për furnizim me energji.
“Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregullën për FMF, dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE”.
“Pas datës 30.07.2025, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi FMF nuk do të ketë më kompetenca për furnizim jashtë këtij afati ligjor”, thuhet në njoftim.
Tutje, KEK-u tha se inkurajojnë që sa më parë të kontaktohet një furnizues i licencuar nga ZRrE dhe të nënshkruhet një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike.