LAJMET

Ish-pjestari i UÇK: Nëse vendi rrin edhe për shumë kohë pa institucione, Serbia, mund të bëjë lojra me serbët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona” tha Presidentja Osmani.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington.

Në lidhje me këtë deklaratë të Presidentes Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherësh ish-ushtarë i UÇK-së, Fatmir Humolli.

Humolli tha se Serbia ka institucione që i bëjnë llogarit për çdo veprim.

Ai tha se nëse Trump e ka ndaluar një konflikt të mundshëm mes dy vendeve(Kosovë-Serbi) atëherë Serbia ka provoku Amerikën dhe Tramp se çfarë mendon për Kosovën tani.

“Serbia ka institucione që i bën llogarit për çdo veprim. Serbia pa lejen e ndërkombëtarëve nuk ben asnji veprim. Serbia nuk është në gjendje me luftu me popuj të organizuar. Nese Tramp e ka ndalue atëher Serbia ka provoku Amerikën dhe Tramp se çfarë mendon për Kosovën tani.

E sigurisht qe politika amerikane është për mbrojtjen e interesave afatgjate në Ballkan që tani ato interesa janë në vij me kombin tonë, rrjedhimisht edhe me Kosovën e Trampi ja ka bë me dije ëndërrimtarëve ne Serbi” tha Humolli.

Ai tutje potencoi se nëse vendi rrin edhe për shumë kohë pa institucione, Serbia, mund të bëjë lojra me serbët e Kosovës.

“Serbia ka toka të popujve që e rrethojnë kështu që nuk besoj se bën avantura.Serbia ka toka të pushtuera shqiptare, ajo e din se nëse fillon një luftë me shqiptar ajo do i humb tokat shqiptare qe ja u kan dhënë evropianet.

Por nëse ka anarki dhe pa institucione siç po luhet sot në Kuvend ajo mundet me bë lojna me serbët e Kosoves” tha Humolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *