Parashikimi i motit për nesër
Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e shtunë.
Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të vransirave lokale.
Temperaturat minimale ende do të jenë pak të ulëta, që zbresin në 9C e 12C, orëve të hershme të mëngjesit.
Ndërkohë maksimalet gjatë ditës arrinë vlera prej 29C e 31C. Frynë erë e lehtë perëndimore e jugperëndimore 1-4m/s.