“Agoni u vra nga ata që duhej ta mbronin”, nis protesta në Lipjan për rastin e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu
Në qytetin e Lipjanit sot po mbahet një protestë për rastin tragjik të vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq tragjikisht në duart e pesë policëve të Kosovës derisa po tentonin ta arrestonin.Në protestë po marrin pjesë edhe familjarët e Agon Zejnullahut.
Ata bashkë me disa qytetarë të tjera janë mbledhur para objektit të Komunës së Lipjanit, për të lëvizur pastaj në drejtim të stacionit të Policisë në këtë qytet.