Osmani takon kongresistin Torres: Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistin Ritchie Torres, në Nju Jork.Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është mirënjohëse për përkushtimin e kongresistit Torres në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me SHBA-të.
Postimi i saj i plotë:
Gjithnjë kënaqësi të takohem me Kongresistin Ritchie Torres, kësaj radhe në New York.
Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.