LAJMET

Bie sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e shtetit maqedonas.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, QKMK njofton se autoritetet maqedonase kishin pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së.

Megjithatë lëvizja ka nisur, meqë autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin mekanik të veturave, derisa është rikthyer kontrolli i dyfishtë.

“Derisa tashmë kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfisht!”, thuhet në njoftim.

Qendra për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar se ka kolona të gjata në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë treguar se do të njoftojnë në kohë reale për secilën situatë.

https://www.facebook.com/share/p/1GAgP1Pn7M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *