Ky është 23-vjeçari që dyshohet se ra nga kati i 13-të i ‘Hotel Grandit’ sot në mesditë
Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 11:34 në qendër të Prishtinës.
Sinjali bën me dije se viktima ka rënë nga lartësia dhe ka mbetur pa shenja jete në vendngjarje.
Mësohet se viktima është Rien Bytyqi, 23 vjeçar.
Të gjitha njësitë e nevojshme – Policia, hetuesit, forenzika, emergjenca dhe zjarrfikësit – janë angazhuar në hetimin e rastit.