LAJMET

Dyshime për mjet shpërthyes në veturë – Policia: Nuk u gjet asgjë

Është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh është dyshuar për një mjet shpërthyes në një automjet.

Por, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti thotë se gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka e dyshimtë.

“Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *