LAJMET

Zafir Berisha: Kjo gjykatë ka për qëllim barazimin e luftës së UÇK-së me atë të Serbisë

Trupi gjykues i Themelores së Dhomave të Specializuara e rrëzoi sot parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Lidhur me këtë, ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim barazimin e luftës së UÇK-së me atë të Serbisë.

“Për mua ka qenë e pritshme sepse ne e dimë se si ka ardhë deri te themelimi i kësaj gjykate dhe cili është qëllimi i saj. Kjo gjykatë ka për qëllim barazimin e luftës së UÇK-së, luftës çlirimtare me luftën gjenocidiale të Serbisë”, ka thënë Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *