LAJMET

Parashikimi i motit për nesër

Rrebeshe shiu të enjten. Temperaturat në rënie të lehtë.

Mendimi për motin – 16.07.2025

E enjta fillon me intervale më me diell. Nga mesdita vransirat fillojnë të shtohen, ku paraqiten mundësi për riga lokale shiu.

Më vonë pasdite me afrimin e frontit të ftohtë, pjesëve perëndimore e veriore të vendit zhvillohen kushte për rrebeshe shiu e bubullima, që deri në mbrëmje pritet të pushojnë.

Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 30C. Frynë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme verilindore 5-12m/s, me hove deri në 16m/s. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 18C.

Ditën e premtë vransirat fillojnë të shpërndahen, ndërkohë që temperaturat zbresin në 26C e 27C, ato maksimale, derisa ato minimale mëngjesin e së shtunës zbresin në 12C.

Nga dita e shtunë duke shkuar në fillim të javës vijuese, paraqiten kushte stabile, me më shumë diell, derisa temperaturat shënojnë një rritje të shpejtë, deri në 35C ditën e diel, e 37C e 38C të hënën.

Erërat frynë të lehta dhe mesatare verilindore ditën e premtë.

Nga fundjava ndryshojnë drejtimin në perëndimore e jugperëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *