LAJMET

Konfirmohet: Dy urologë të QKUK’së rrahen mes vete

Të enjtën rreth orës tetë të mëngjesit në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare janë përleshur fizikisht dy urologë, të njëjtit emra të njohur për redaksinë.

Incidentin në fjalë është konfirmuar për Klan Kosovën edhe nga Qendra Klinike dhe Universitare.

“Ju konfirmojmë se në Klinikën e Urologjisë ka ndodhur një incident, i cili është raportuar edhe në Polici. Aktualisht, Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e rastit. Ndërkohë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) do të ndërmarrë procedurat e brendshme ligjore menjëherë pas pranimit të informacioneve të plota dhe të konfirmuara lidhur me rastin”, thuhet në përgjigjen për Klan Kosovën.

Se ka ndodhur një gjë e tillë brenda hapësirave spitalore e ka konfirmuar edhe drejtuesi i kësaj klinike, Bujar Frangu.

“Jemi në grumbullimin e informacioneve”, tha shkurtimisht për Klan Kosovën, drejtori Frangu.

Poashtu sipas burimeve të Klanit , policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjë që u konfirmua edhe nga ta.

“Sot në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është inicuar një rast, sulm ndaj personit zyrtar që ka ndodhë rreth orës 08:00 në QKUK.

Lidhur me rastin janë intervistuar 2 personat e përfshirë. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *