Hoti: Dy krerët e shtetit kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit!
Ish-kryeministri aktualisht deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar sërish Presidentes dhe kryeministrit Kurti.
Hoti tha se dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës.
Ai tha se të njëjtit në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese.
“I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej.
E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale.
Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje” shkruan Hoti.
Postimi i plotë:
Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës.
Në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit, po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese.
I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej.
E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale.
Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje.