Miftaraj: Vendimi i Supremes – i qartë, tetë deputetët s’mund të ushtrojnë dy funksione
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë dhe sipas tij është në papajtueshmëri me funksionin që deputeti të jetë njëkohësisht edhe ministër.
Ai në një postim në Facebook shkruan se deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk ka autorizime ligjore të delegojë kompetenca tek zëvëndës-ministri”.
“Nëse kemi pas dyshime më herët lidhur me këtë çështje, pas vendimit të Supremes çdo gjë është sqaruar. Vendimi i Supremes është obligim ligjor që duhet të zbatohet dhe respektohet”.
“Nëse lexohet drejtë vendimi i Gjykatës Supreme, tetë ( deputetet e Kuvendit të Kosovës që kanë ushtruar funksionin e Kryeministrit apo ministrit në detyrë nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë pozitat ekzekutive”.
“Shteti ligjor dhe respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është obligim vetëm për qytetarin e zakonshëm, por është obligim edhe për zyrtarët e lartë publik të veshur me pushtet politik.Shembulli se si respektohet dhe duhet shteti të fillon me politikanët”.