Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Serbi është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, pas deklarimit të tij se Ushtria Çlirimtare ka qenë organizatë terroriste.
Sveçla ka thënë se me këtë deklaratë zyrtari serb ka nxitur urrejtje e përçarje ndëretnike në vend.
Ai ka thënë se Kosova është shtet demokratik, por nuk do të tolerohen fyerje dhe përdhosje të historisë.
“Dua të theksoj se Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe sovran. Ne as nuk kemi cenuar një shtet tjetër, as nuk kemi provokuar popullatën e një shteti tjetër dhe as nuk do të lejojmë veprime të tilla ndaj nesh. Nuk do te tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë, e aq më pak të Luftës sonë Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja”, ka shkruar Sveçla në Facebook, transmeton Vendisot.info
Postimi nga Sveçla:
https://www.facebook.com/share/p/1AuCvSLAsn/