LAJMET

Ushtarët shqiptarë të KFOR-it e kryejnë në Pejë stërvitjen “HELI MEDEVAC”

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e KFOR-it, në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), në Pejë po vazhdojnë të kryejnë stërvitje.

Në një njoftimin e lëshuar për media në Facebook thuhet se Shqipëria është krah për krah me partnerët, gjithmonë të përgatitur për çdo sfidë.

“Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s”.

“Stërvitja HELI MEDEVAC, e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror, ishte një tjetër dëshmi e gatishmërisë dhe disiplinës së trupës sonë”, thuhet në njoftim.

/Vendisot.info/

https://www.facebook.com/share/p/1CqxYNNhcF/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *