Ballkani e transferon Vokrrin e Llapit, i gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare
KF Llapi ka njoftuar se mesfushori i tyre, Diar Vokrri, është transferuar te Ballkani.
Sipas njoftimit, klubet kanë rënë dakord për të gjitha detajet e transferimit ku Vokrri do t’i bashkohet menjëherë skuadrës suharekase për ndeshjet ndërkombëtare.
“KF Llapi e falënderon Vokrrin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në sfidat e radhës”, thuhet në njoftim.
21-vjeçari gjatë periudhës së tij me fanellën e Llapit ka regjistruar 71 paraqitje zyrtare në të gjitha garat dhe ka kontribuar me 7 asistime.
https://www.facebook.com/share/p/16qbnFVxYL/