Serbia thellon tensionet, arreston edhe një ish-ushtar të UÇK-së
Sot Serbia ka vënë në pranga edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Media serbe Novosti, thotë se Lulzim Halili nga Peja, është arrestuar sot në një aksion të BIA’së serbe në bashkëpunim me policinë serbe, transmeton klankosova.tv.
Arrestimi i tij vie pak ditë, pasi Kosova arrestoi dhe paraburgosi zyrtarin serb, Igor Popoviq, pasi përdori gjuhë fyese kundër UÇK-së.
Megjithatë sipas raportimeve, ndaj Halilit është caktuar masë mbajtjeje prej 48 orësh, dhe arrestimi i tij u bë në qytetin Svilajanac nga edhe janë publikuar pamje.