Grabitje në Prishtinë, i dyshuari kapet në flagrancë
Një person është arrestuar në flagrancë gjatë një grabitje sot në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia.
Enis Pllana, zyrtar për informim për kryeqytetin.
Pllana theksoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot rreth orës 16:00, është pranuar informata për një grabitje, në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar duke u kapur në flagrancë”, tha ai.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, deklaroi Pllana për Klankosova.tv.