Limaj pesimist se mund të ketë ndryshim të situatës sot në Kuvend
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive.
“Jo, nuk besoj që ka ndonjë ndryshim. Besoj se do të presim vendimin e Gjykatës. Nuk po shoh ndonjë mundësi të ndonjë ndryshimi sot”, deklaroi Limaj para gazetarëve në hollin e Kuvendit.
Sot pritet të mbahet vazhdimi i 53-të i seancës konstituive të Kuvendit.