Rexhaj i VV-së nuk e di se çka biseduan Kurti dhe Osmani sot në takim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe me atë të Nismës, Fatmir Limaj.
Burime të Klankosova.tv konfirmojnë se këto takime u mbajtën vetëm disa orë para seancës së 54-të për konstituimin e Kuvendit.
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexha, i pyetur rreth temave të biseduara mes Osmanit dhe Kurtit, tha se nuk ka informacione dhe shtoi se për këtë çështje do të diskutojnë “lartë”.