Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë
Gjatë ditës së djeshme, situata me zjarret në Kosovë ka qenë tejet e rënduar.
Por, duket se në 12 orët e fundit numri i tyre ka rënë dukshëm.
Kjo falë reagimit efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Në përmirësimin e situatës, kanë ndikuar edhe reshjet e shiut.
Kështu ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent, transmeton Klankosova.tv.
“Aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e AME-së.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 1 mijë intervenime.