LAJMET

1100 euro gjobë për dy shoferë në Ferizaj që shkelën rregullat e trafikut

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 04:15, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, është ndaluar një veturë Volkswagen Passat me targa vendore. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28 vjeç) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën mbrojtëse që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative, iu ndalua drejtimi i mjetit për gjashtë muaj si dhe iu konfiskua automjeti.

Sakaq, në rastin e dytë, sipas policisë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, është ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Shoferja S.N. (33 vjeçe), shtetase e huaj, po drejtonte automjetin me 128 km/h në një zonë me kufizim prej 50 km/h. Shpejtësia është matur përmes veturës inteligjente të policisë.

Policia thotë se me pëlqimin e saj, ndaj saj është shqiptuar një gjobë e dyfishuar prej 600 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *