Dy vatra të zjarrit në rajonin e Pejës, zjarrfikësit po intervenojnë
Në rajonin e Pejës kanë shpërthyer dy vatra zjarri.
Rastet i kanë konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve në Pejë.
Sipas tyre, zjarrfikësit kanë dalë në vendet e ngjarjes dhe po mundohen të lokalizojnë zjarret, që janë përhapur në fusha e barishte.
Po ashtu, bazuar në informacionet e Brigadës së Zjarrfikësve, pos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.