Rasti i të riut në Ujman/ Bahtiri: Po bëhet e pamundura nga institucionet që t’i gjendet trupi – jemi me familjen e tij
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka qëndruar pranë familjes së Rrahim Latifit i cili kërceu nga Ura mbi Liqenin e Ujmanit dhe nuk arriti që të dalë më në sipërfaqe.
Ai ka thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit, Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe të gjitha institucionet janë të involvuara në këtë rast dhe po bëjnë të pamundurën që trupi të gjendet sa më shpejt.
Postimi i tij i plotë:
Për më shumë se 4 orë isha në Liqenin e Ujmanit, pranë familjes së Rrahim Latifit i cili kërceu nga Ura dhe nuk arriti që të dalë më në sipërfaqe.
Ekipet e kërkim-shpëtimit (nga të gjitha anët e Kosovës), Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe të gjitha institucionet janë të involvuara në këtë rast dhe po bëjnë të pamunduren që trupi të gjendet sa më shpejt. Të njejtit i falënderoj për angazhimin e tyre të sinqertë. Familjes Latifi i lutem të gjejnë forcë e qetësi në këto momente të rënda. Jemi me ju!