LAJMET

Vetaksident në Marec të Prishtinës, një i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Marec të Prishtinës, sot rreth orës 13:30.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka pohuar se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

I njëjti shtoi se Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *