LAJMET

Lushtaku i jep lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit Jahir Preku: Simbol i përkushtimit për lirinë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të ish-bashkëluftëtarit të tij, Jahir Preku.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka bërë të ditur se sot i është dhënë lamtumira e fundit Prekut, të cilin e ka cilësuar si një bashkëveprimtar të devotshëm që i kushtoi gjithë jetën çështjes kombëtare.

“Jahiri ishte pjesë e çdo etape të rezistencës sonë, që nga demonstratat e vitit 1968, për të vazhduar veprimtarinë e tij patriotike në çdo fazë të mëvonshme, e cila kulmoi me luftën tonë çlirimtare,” ka shkruar Lushtaku.

Ai shtoi se Jahir Preku do të kujtohet gjithmonë si simbol i punës, besnikërisë dhe përkushtimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në fund, Lushtaku i ka shprehur ngushëllime familjes Prenku, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë dashamirëve të të ndjerit.

https://www.facebook.com/share/p/178Pqeas13/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *