LAJMET

Deliu publikon mesazhin që bashkëshorti i Albulena Haxhiut i kishte bërë vite më parë

Deputetja e PDK-së, ka reaguar ndaj deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila i doli në mbrojtje deputetes Fitore Pacolli.

Deliu përmes një postimi në Facebook, ia ka kujtuar Haxhiut se bashkëshorti i saj i kishte bërë sulm seksist në Facebook, vite më parë.

Ajo i ka thënë se kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i VV-së.

Postimi i saj i plotë:

Znj, Albulena Haxhiu,Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional.

Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë.

https://www.facebook.com/share/p/15sLgvnnxA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *