LAJMET

Raportohet për gjetjen e trupit të mërgimtarit që u hodh në Liqenin e Ujmanit

Është gjetur trupi i 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit në veri të vendit.

Kështu ka mësuar Sinjali nga burime të sigurta.

Sinjali mësoi se personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Lidhur me këtë, FSK ka marrë leje nga KFOR-i për të angazhuar njësitet e veta të kërkim-shpëtimit në gjetjen e trupit të të riut 33 vjeçar që dyshohet të jetë mbytur të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *