Kurti: Ne po angazhohemi për forcim të partneriteteve, Serbia po bën përpjekje për destabilizim
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur sot, deklaroi se Serbia po bën vazhdimisht përpjekje për të destabilizuar Kosovën.
Kurti tha se kjo po ndodhë ndërkohë që po angazhohen për t’i forcuar partneritetet me shtetet aleate.
“Ndërkohë që ne po angazhohemi për thellim e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë të Republikës së Kosovës janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”, tha ai.