Policia jep detaje rreth vdekjes së ish-komandantit të UÇK-së, Selman Kajtazi
Ish-komandanti i UÇK-së, Selman Kajtazi, ka vdekur ditën e sotme në QKUK, si pasojë e plagëve që kishte marrë nga rrëzimi që kishte pësuar derisa po punonte te disa familjarë të tij.
Për këtë rast është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, policia ka bërë të ditur se viktima vdiq disa ditë pasi ra nga kulmi ku ishte duke punuar te disa familjarë në nj fshat të Vushtrrisë.
Tutje, policia ka iniciuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”.
“Me datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës”.
“Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën. Me urdhër të prokuronit, rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.