Britanku që ishte në FSK tregon se për herë të parë në veri shkuan më 2014, për të dytën më 2016
Ish-Drejtori i Qendrës së Trajnimit në FSK, britaniku John Doone, ka treguar se ka qenë korriku i vitit 2014 kur FSK-ja ka shkuar për herë të parë në veri të vendit.
Doone ka thënë se atje kishin shkuar pas një rasti tragjik që kishte ndodhur në Liqenin e Ujmanit ku ishin mbytur katër serbë.
“Herën e parë që shkuam në veri ishte korriku i viti 2014. Në atë kohë unë punoja me NATO-n, isha këshilltar në FSK. Unë së bashku me ekipin e zhytësve prej rreth 12, 14 veta, shkova në Liqenin e Ujmanit pran Zubin Potokut, dhe ishte një rast tragjik sepse ishin katër djem serbë në dy varka dhe varkat u përplasen, kjo është një histori që ma treguan policia”.
“Dhe të katërtit ranë në ujë dhe fatkeqësisht të katërtit u mbytën, dy nga trupat dolën në sipërfaqe vetvetiu siç ndodh zakonisht, por dy ishin poshtë sipërfaqes. Kjo ishte hera e parë që shkuam atje. Hera e dytë ishte viti 2016 dhe kjo ishte për të kërkuar trupin e një djali të ri që ishte mbytur në Lumin Ibër”, ka deklaruar në T7
I pyetur se cili ka qenë roli i FSK-së në këto dy raste, Doone ka bërë të ditur se ai ka qenë rol humanitar.
“Ishte krejt humnitare. Natyrisht ne e dimë që njerëzit nuk do të ishin gjallë por ishte për të gjetur trupat”, ka thënë ai