LAJMET

Murati: Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar rekord prej, 10.7 miliardë eurove!

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar ‘rekord’ prej 10.7 miliardë eurove.

Sipas Muratit, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

“Si Qeveri jemi përkujdesur që të rrisim mbështetjen për bizneset duke:- Përmirësuar qasjen në financa përmes rritjes së kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore- Subvencionuar punësimin e të rinjve përmes Superpuna- Subvencionuar kreditë investive- Rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë- Rritur fuqinë blerëse të familjeve përmes rritjes së pagave, pensioneve, e shtesave për fëmijë- Paguar me kohë dhe pa vonesa faturat e detyrime ndaj bizneseve” shkruan Murati.

Postimi i plotë i Muratit:

https://www.facebook.com/share/p/1GFbkMqLCM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *