Haradinaj: Kurti po hesht ndaj klithmave shoviniste kundër shqiptarëve në Maqedoni
Daut Haradinaj ka reaguar ashpër për “ndryshimin” që sipas tij ka sjellë Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur klithmat shoviniste dhe raciste ndaj shqiptarëve.
Ai e kritikoi heshtjen e Kurtit për thirrjet “Dhoma gazi për shqiptarë” dhe “Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë reagim nga ai, edhe pse Kurti është kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë:
“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:
“Dhoma gazi për shqiptarë”.
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë”.
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.
Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.